GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Në ditët e errëta dhe të vështira ju na keni trimëruar dhe ngushëlluar

09/06/2024
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Në ditët e errëta dhe të vështira ju na keni trimëruar dhe ngushëlluar
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar për koncertin e shënimit të 50 vjetorit të karrierës së këngëtares, Shkurte Fejza.

Kurti ka thënë se Fejza ka gjysmë shekulli karrierë me dashuri të pakushtëzuar dhe me zë të pakompromis për Kosovën.

“Me ju, mbarë Kosova e mori harkun e përbashkimit me notat e muzikës. Në ditët e errëta dhe të vështira ju na keni trimëruar dhe ngushëlluar, duke bërë që kurrë mos të harrojmë dashninë për Kosovën.” – ka shkruar ndër të tjera Kurti.

Shkrimi i tij:

Gjysmë shekulli karrierë me dashuri të pakushtëzuar dhe zë të pa kompromis për Kosovën. Çfarë kënaqësie dhe nderi të jemi pjesë e shënimit të 50 vjetorit të karrierës së Shkurte Fejzës! Faleminderit nga zemra për këngët që na kanë bashkuar duke na frymëzuar në çdo kohë dhe na kanë mbushur me shpresë duke na dhënë forcë në momentet më të vështira.

Me ju, mbarë Kosova e mori harkun e përbashkimit me notat e muzikës. Në ditët e errëta dhe të vështira ju na keni trimëruar dhe ngushëlluar, duke bërë që kurrë mos të harrojmë dashninë për Kosovën.

Koncerti nën përkujdesjen e çmueshme të A.K.K.V. “Shota” ishte një sukses i jashtëzakonshëm me artistë të shumtë që nderuan bashkëpunimet e saj ndër vite nën dirigjimin e Valton Beqirit me orkestrën përplot me të rinj e të reja profesionistë që performuan me mjeshtëri. Edhe mbrëmë si ngahera me këngët tuaja ishim me qarkun e dashurisë së përbashkët për tokën tonë, qarkun e dashurisë sonë të përjetshme për jetën e lirë, të dashurisë së pavdekshme për Kosovën dhe kombin.

Gëzuar Zonja jonë Fejza, e dashura Shkurte, për 50 vite të arta! Ju uroj edhe shumë e shumë vite të tjera me shëndet dhe suksese. Rritja e ngritja e Kosovës dhe jehona e këngëve tuaja ecin bashkë.

Tags: Albin KurtiShkurte Fejza
ShareTweetShare
Previous Post

Osmani i thurr lavde të mëdha Shkurte Fejzës në ditëlindje: Zë i lirisë

Next Post

Nëse do të lindja edhe njëherë, do të doja të lindja në trupin tim

Next Post
Nëse do të lindja edhe njëherë, do të doja të lindja në trupin tim

Nëse do të lindja edhe njëherë, do të doja të lindja në trupin tim

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.