Në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë, përkatësisht në sallën “1 Tetori”, po zhvillohet procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë.
Gazetarja e Klan Kosovës, Vesa Hoda tha se ky proces po vëzhgohet nga vëzhguesit e të gjitha subjekteve politike, por edhe nën vëzhgimin e kamerave, ku janë 10 vende të numërimit.
Ajo tha se numërimi ka filluar tre orë me vonë pas problemeve me sistemin që ka rënë disa herë, ashtu siç ndodhi edhe pak minutave.
:Sa ishim ne këtu duke pritur, sistemi ra edhe një herë dhe gjatë kësaj kohe. Por, aktualisht sistemi është në rregull dhe po vazhdon numërimi. Procesi i numërimit po bëhet edhe në Obiliq, Lipjan dhe në Partesh”, tha Hoda, njofton Klankosova.tv.
Gjatë ditës është regjistruar edhe një incident ku dy vëzhgues, një nga VV-ja dhe tjetri nga LDK-ja kanë pasur një përplasje mes vete, ku kanë ndërhyrë edhe policia.