Mot i nxehtë mbetet edhe në ditët e ardhshme mbi vendin tonë, megjithëse orëve të pasdites priten kushte për zhvillime të rrebesheve me bubullima. Ditën e shtunë do të ketë më shumë gjasa për zhvillime të shtrëngatave me shi, që mund të jenë edhe më të shtrira mbi vend.
Sipas Prishtina Weather dita e diel më pas sjell mot më të freskët, me të reshura shiu, që do të jenë më intensive orëve të mëngjesit. Kushte për reshje lokale shiu e bubullima priten edhe ditën e hënë.
Cilësia e ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme, megjithëse herë-herë shkaku i koncentrimit më të rritur të pluhurit saharian, mund të kaloj edhe në vlera mesatare e të dobëta. Ditën e shtunë erëra veriore shpërndajnë pluhurin, e cilësia e ajrit do të jetë më gjatë në vlera të pranueshme.
26.05 – Nxehtë, me vranësira e intervale me diell. Pasdite nga veriu i vendit mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullima.
27.05 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite vende-vende priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.
28.05 – Nxehtë e me vranësira. Nga mesdita priten kushte për zhvillime të shtrëngatave me shi, që vende-vende mund të jenë më intensive dhe me breshër.
29.05 – Më freskët, kryesisht me vranësira, në mëngjes me reshje më të dendura shiu dhe bubullima.
30.05 – Pjesërisht vranët, me kushte për reshje lokale shiu dhe bubullima.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 12C e 14C, ndërsa maksimalet nga 30C zbresin edhe në 19C e 20C ditën e diel.
Era ndryshon drejtimin në verilindje gjatë fundjavës që frynë e lehtë dhe mesatare 4-9m/s.
Shtypja atmosferike fillimisht në rritje, e më pas me tendencë të rënies.