Nga Hashim Thaçi siç ishte më parë, faqja e ish-presidentit të Kosovës në Facebook ka ndryshuar emrin në vetëm “Hashim”.
Ky ndryshim i cili nuk dihet se nga kush dhe pse është bërë, vjen në ditën kur në Prishtinë do të marshohet për drejtësi ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Megjithatë, këto ndryshime mund të vërehen me një kërkim të thjeshtë në Facebook.
Po ashtu, përveç ndërrimit të emrit të faqes, është përditësuar edhe fotografia e profilit.
Aktualisht, ish-presidenti dhe ish-kryeministri Thaçi bashkë me ish-krerët e tjerë të UÇK-së, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, gjenden në Hagë, gjykimi i të cilëve do të fillojë më 3 prill.