Një ngjarje e rëndësishme për komunitetin shqiptaro-amerikan në SHBA u zhvillua dje në në Bronx të Nju Jorkut. Një rruge atje iu vu emri i heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.
Përkundër që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon të “shëtitet” nëpër SHBA, pa arritur ende ta sigurojë ndonjë takim të rëndësishëm, ai dje nuk ishte pjesë as e një organizimi të rëndësishëm të shqiptaro-amerikanëve në Bronx të Nju Jorkut.
Me flamuj kuqezi e veshje kombëtare, në Bronx të Nju Jorkut dje u mblodhën qindra fëmijë, gra e burra për të festuar, por aty mungoi kryeministri Kurti, që kryesisht këto ditë takoi vetëm shqiptaro-amerikanë gjatë qëndrimit në SHBA.
Pjesë e kësaj feste ishte edhe kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams, si dhe shumë biznesmenë të suksesshëm.
“Ne jemi shtëpia e komunitetit më të madh shqiptar në Amerikë. Shqiptaret në SHBA janë pronarë biznesesh të vogla, punëtorë të vijës së parë që e bëjnë qytetin tonë të gjallë. Ishte një nder t’u bashkohesha sot për të festuar një hero kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti-Skenderbeu”, shkroi kryebashkiaku Eric Adams