GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Ndodh edhe kjo në Qeverinë e Kurtit | Ministrja e Jashtme del jashtë shtetit me të gjithë zëvendësit e saj

10/04/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Për tri ditë, Ministrinë e Punëve të Jashtme në Kosovë s’e ka udhëhequr askush. Kryediplomatja Donika Gërvalla dhe dy zëvendësit e saj, Liza Gashi e Kreshnik Ahmeti, kanë qëndruar në Greqi. Ndërsa, një prej institucioneve më të rëndësishme të vendit, ia kanë lënë në dorë U.D. Sekretarit të Përgjithshëm, Behar Ismës.

Edhe pse ftesa për Forumin Ekonomik të Delphit i shkoi vetëm ministres Donika Gërvalla, ajo vendosi që t’i marrë me vete edhe dy zëvendësit e saj, Liza Gashin e Kreshnik Ahmetin, përcjell Demokracia.com.

Në ftesën që e ka siguruar Demokracia.com shihet se vetëm Gërvalla ka qenë e ftuar në këtë forum.

Sidoqoftë, ajo ka vendosur ta lë ministrinë pa udhëheqës dhe punët e ministrisë së bashku me mysafirët në këtë dikaster, siç konfirmohet edhe përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i ka pritur U.D. Sekretari i Përgjithshëm, Behar Isma.

Vetëm kryeministri Kurti dhe ministrja Gërvalla kanë marrë pjesë në diskutime në panele të ndryshme të këtij forumi, derisa Gashi dhe Ahmeti kanë qenë të pranishëm në disa takime, raporton Demokracia.com.

Nuk dihet se cila ka qenë nevoja që të dy zëvendësit e Gërvallës të shkonin me të dhe të marrin pjesë në këto takime, por ndër të tjera, zëvendësministrat janë për ta zëvendësuar ministren kur ajo nuk është në Kosovë.

Ndërkohë, Gërvalla ka marrë pjesë në një panel diskutimi gjatë së shtunës, ditën e fundit të forumit, me homologët e saj nga Maqedonia e Veriut dhe Sllovakia. Ndërsa, kryeministri Kurti ka zhvilluar një diskutim vetëm me gazetaren e Politico-s, Nektaria Stamouli.

Forumi i Delphi ka nisur më 6 prill dhe ka zgjatur deri të dielën. Çështjet kryesore të forumit gjatë këtij viti kanë qenë siguria globale, ekonomia globale, urgjenca klimatike, e ardhmja e BE-së, ndryshimet teknologjike dhe transformimi ekonomik.

Tags: JashtkosovesMinistratQeveriaTe Gjithevendi
ShareTweetShare
Previous Post

PDK, LDK e AAK të gatshme për zgjedhje, por çka thonë në Vetëvendosje?

Next Post

“Mos hajde pa 250 mijë”, zbardhen përgjimet e policëve të arrestuar në Morinë

Next Post

“Mos hajde pa 250 mijë”, zbardhen përgjimet e policëve të arrestuar në Morinë

Lajmet e fundit

Një burrë raportohet i zhdukur në Lubizhdë të Prizrenit

Një burrë raportohet i zhdukur në Lubizhdë të Prizrenit

19/05/2025
Kaja Kallas këtë javë viziton Kosovën

Kaja Kallas këtë javë viziton Kosovën

19/05/2025
Një veturë e vjedhur në Gjermani, gjendet nga policia në Malishevë

Një veturë e vjedhur në Gjermani, gjendet nga policia në Malishevë

19/05/2025
Punëtorët e “Infrakos” dhe “Trainkos” protestojnë, kërkojnë rritje pagash

Punëtorët e “Infrakos” dhe “Trainkos” protestojnë, kërkojnë rritje pagash

19/05/2025
Clinton reagon pasi Biden u diagnostikua me kancer: Miku im ka qenë gjithmonë një luftëtar

Clinton reagon pasi Biden u diagnostikua me kancer: Miku im ka qenë gjithmonë një luftëtar

19/05/2025
Moskonstituimi i Kuvendit me pasoja për ekonominë vendore

Moskonstituimi i Kuvendit me pasoja për ekonominë vendore

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Një burrë raportohet i zhdukur në Lubizhdë të Prizrenit

Një burrë raportohet i zhdukur në Lubizhdë të Prizrenit

19/05/2025
Kaja Kallas këtë javë viziton Kosovën

Kaja Kallas këtë javë viziton Kosovën

19/05/2025
Një veturë e vjedhur në Gjermani, gjendet nga policia në Malishevë

Një veturë e vjedhur në Gjermani, gjendet nga policia në Malishevë

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.