Hajnat në Kosovë përveç shtëpive e biznese të ndryshme që i kanë cak për t’i bërë qyl, siç duket janë në gjendje të bëjnë gjithçka që të ‘kapin’ sado pak para e gjësende me vlerë. Një rast i tillë dhe jo fort i zakonshëm ka ndodhur së fundmi te hekurudhat në Kaçanik, raporton Gazeta Sinjali.
Disa persona dyshohet se kanë arritur të vjedhin pllaka përmes të cilave lidhen shinat mes vete dhe kapin vlerën e rreth 20 mijë eurove bashkë me disa pajisje tjera, në vlerë të madhe po ashtu, rreth 9 mijë euro.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti është denoncuar nga kompania që po kryen rikonstruktimin e hekurudhës nga Hani i Elezit në Fushë Kosovë. Një zyrtare e kompanisë Generale Costruzioni Ferroviarie Branch in Kosovo, ka raportuar në Polici se si hajnat dyshohet së kryen vjedhjen e rëndë para dy ditësh.
Në lidhje me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, me urdhër të së cilit kanë nisur hetimet që zbardhin rrethanat në të cilat është kryer vjedhja dhe zbulohen personat e dyshuar.