Agjencia ruse e lajmeve ka njoftuar se parada ajrore që do të zhvillohej sot në Moskë me rastin e Ditës së Fitores është anuluar.
Anulimi i paradës ka ardhur pasojë e kushteve të këqija atmosferike, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha për gazetarët se pjesa ajrore e paradës së Ditës së Fitores në Moskë në Sheshin e Kuq të qytetit është anuluar “për shkak të motit”, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve ruse TASS.
Sipas parashikimeve lokale të motit, kryeqyteti i Rusisë do të ketë reshje shiu dobëta dhe një erë mesatare deri në orën 19:00 sipas orës lokale, shkruan BBC.
Vetëm një orë më parë, zyrtarët thanë se demonstratat ajrore në qytetin e katërt më të madh të Rusisë, Yekaterinburg, gjithashtu nuk do të zhvillohen sot.
/abcnews.al/