GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Ndikimi i luftës në Ukrainë në ekonominë e Kosovës

06/04/2022
në Ballina, Botë, Ekonomi, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Një raport i Bankës Qendrore të Kosovës, vlerëson se rritja ekonomike e vendit do të ngadalësohet gjatë vitit 2022, ndër të tjera edhe për shkak të luftës në Ukrainë.

Raporti parasheh se gjatë këtij viti vendi do të shënojë rritje ekonomike prej rreth 3.3 për qind, ndryshe nga 10.5 për qind sa ishte rritja ekonomike e vitit të kaluar sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Kushtrim Ahmeti nga Banka Qendrore e Kosovës, tha për Zërin e Amerikës, se ndikimi i krizave të tilla si ajo në Ukrainë në ekonominë e Kosovës kryesisht pasqyrohet me rritje të çmimeve.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërrxhaliu, tha se në fakt Kosova ka hyrë në këtë krizë duke pasur tashmë një krizë ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19.

“Vet fakti që në vitin 2021 kemi importuar më tepër se 4 miliardë e 700 milionë euro mallra nga jashtë, shihet mjerimi i Kosovës sepse krahas importit të këtyre produkteve, ne kemi importuar inflacion dhe ky inflacion në janar të vitit 2022 ka qenë 7.1 për qind dhe kam drojën se për muajin mars do të jetë edhe më i lartë. Kjo është ajo brenga që duhet të preokupojë qeverinë se si duhet të veprohet”, tha ai.

Skënder Krasniqi nga Oda e Afarizmit, thotë se ndikimi më i madh i luftës në Ukrainë është ndjerë në sektorin e ushqimit dhe atë të ndërtimtarisë.

“Edhe pse në raport të drejtpërdrejtë import-eksport, Kosova nuk ka ndonjë eksport ose import të madh nga Ukraina e të ndikohet drejtpërdrejtë, por indirekt është ndikuar shumë. Si rezultat i kësaj ne kemi pasur rritje të çmimeve në Kosovë edhe të produkteve esenciale por edhe të produkteve të tjera të cilat kanë ndikuar shumë, meqë një kohë të shkurtë ka pasur edhe mungesë produktesh, si rezultat i blerjeve të mëdha prej frikës që është shkaktuar”, tha ai.

Gërxhaliu thotë se përballë kësaj situate është i domosdoshëm dialogu i brendshëm por edhe ai rajonal.

“Në rend të parë publiko-privat, në rend të dytë një debat me qytetarët e Kosovës që bashkërisht nëpërmjet dialogut të dalin opsione se si të minimozhen efektet e kësaj krize dhe në rrafshin rajonal si është e mundur që të mos ketë kontakte direkte qoftë me Malin e Zi, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut apo Bullgarinë”, thotë ai.

Krasniqi thotë se shqetësues është fakti që edhe rritja ekonomike e cila pritet të ndodhë, zakonisht nuk pasqyrohet në zhvillim të mirëfilltë ekonomik.

Por edhe kjo rritje zakonisht në përgjithësi në Kosovë nuk ka reflektuar me rritje të punësimit dhe rritje të zhvillimit ekonomik. Zakonisht ka ndikuar për shkak të investimeve të shtetit që një pjesë të madhe ka investuar vet, ndërsa ajo që ne kërkojmë është që investitori kryesor të jetë biznesi dhe jo shteti”, thotë ai.

Edhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, pas agresionit rus në Ukrainë, ka ulur parashikimet e veta të mëhershme për rritjen ekonomike në shtetet e Ballkanit Perëndimor për 0.9 për qind.

Lufta në Ukrainë ka ndikuar në rritjen e inflacionit në Kosovë, edhe ashtu të lartë për shkak të pasojave të pandemisë COVID-19, ndërsa ekspertët thonë se inflacioni mund të rritet edhe më shumë nëse lufta do të zgjasë edhe më tej. /VoA

Tags: ekonomiakosovareLuftaNdikimiRusiUkraine
ShareTweetShare
Previous Post

21-vjeçarja nga Komorani e zhdukur që dy muaj, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur

Next Post

Skandaloze, ‘fluturon’ edhe çmimi i vezëve, shkon deri në 4,25 euro

Next Post

Skandaloze, 'fluturon' edhe çmimi i vezëve, shkon deri në 4,25 euro

Lajmet e fundit

Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

19/05/2025
Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

19/05/2025
Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Cilat janë ushtritë më të fuqishme të Evropës?

Cilat janë ushtritë më të fuqishme të Evropës?

19/05/2025
Arrestohen dy zyrtarë për ‘marrja e ryshfetit’, kërkuan para për kalimin e testit të vozitjes

Arrestohen dy zyrtarë për ‘marrja e ryshfetit’, kërkuan para për kalimin e testit të vozitjes

19/05/2025
PERBALLJA e parë mes Kryeshefit të “Pastrimi” dhe Drejtorit Brestovci: Kompania s’ka pare – Komuna nuk ka pagu – nuk është e vërtetë

PERBALLJA e parë mes Kryeshefit të “Pastrimi” dhe Drejtorit Brestovci: Kompania s’ka pare – Komuna nuk ka pagu – nuk është e vërtetë

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

19/05/2025
Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

19/05/2025
Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.