Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora ka zbuluar detaje nga jeta e saj në Mbretërinë e Bashkuar.
jo ka pozuar për revistën “ELLE Spain”, ndërsa ka rrëfyer fëmijërinë e vështirë dhe se si muzika e ndihmoi që të kalonte këtë pjesë të jetës. Rita është larguar nga Kosova në vitin 1991 dhe u rrit në Notting Hill.
Ajo foli hapur për të qenit refugjat dhe tha: “Po, të qenit refugjat ishte pjesa më e vështirë, por muzika më ndihmoi shumë për t’u përballur me ato ndjenjë. Mendoj se sfida e vërtetë ishte se ndihesha si një e huaj dhe se nuk kisha një vend të përkatësisë.
Po, kjo ishte gjëja më e vështirë për mua, por, siç e kam theksuar edhe më parë, muzika më ndihmoi shumë për të përballuar ato ndjenja. Pavarësisht nëse dëgjoja apo aktroja ishte mënyra ime për t’u lidhur me botën.
Kjo është fuqia e fundit e muzikës: ajo na lejon të krijojmë lidhje me njerëz që ndryshe nuk do t’i kishim, na jep një ndjenjë të komunitetit dhe ndjenjën se nuk jemi vetëm në këtë planet”.