Shefja e grupi parlamentar, Abelard Tahiri, ka folur në Kuvendin e Kosovës për përgjimet e publikuara në mediat vendore.
Tahiri ka thënë se sot është demaskuar pushteti i VV-së dhe Albin Kurti, njofton Gazeta Papirus.
Fjala e Abelard Tahirit:
Dëgjuam përgjime që tregojnë bisedat tua me Radojiçiqin. Bëjmë thirrje te Prokuroria që të marrë hapa që janë në komunikim me ata njerëz që janë në listë të zezë me Amerikën. Po fillon një epokë e re e prezantimit të VV-së me Radojiçiqin.
Sot u hap një epokë e re që po e prezanton një bashkëpunimin tuaj me kryekriminelin Radojicic. Mediat po bëjnë punë më shumë se ne opozita për demaskimin tuaj dhe të Kurtit. Po jepni argumente që nuk jeni të aftë me qeverisë këtë vend. Jeni bashkëpunëtorët e Listës Serbe e Radojiçiqit. Ne kemi pasur koalicion, e jo sikur ju që keni folë me njerëz të ndjekur nga Prokuroria e Kosovës dhe nga Departamenti i Shtetit. Tani e tutje vërtetë do të ballafaqohemi me Milan Radojçiqin.