Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë profesori i njohur kosovar, Dr.Vesel Latifi.
I ndjeri shërbeu për një kohë të gjatë si profesor në fakultetin juridik të Universitetit të Prishtinës, si dhe ishte themelues i lëndës së kriminalistikës në Kosovë.
Ndërsa, lajmi është bëre i ditur nga familja e tij.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë farefisin, miqtë, shokët dhe dashamirët se me 23.02.2023 ndërroi jetë më i dashuri ynë prof dr. Vesel Latifi”, thuhet në njoftimin mortor.
Varrimi i të ndjerit bëhet me datën 24.02.2023ne varrezat e Prishtinës, në orën 12:00 (me drekë).