Anton Berisha, politikan i cili së fundmi ishte pjesë e LDK, ka vdekur.
Lajmin e ka bërë të ditur Vlora Çitaku, nënkryetare e PDK-së.
Ajo i ka shprehur ngushëllime familjarëve e miqve të Berishës.
“Sa i trishtë lajmi për largimin tënd të parakohshëm, Anton. Faleminderit për shërbimin tënd të përkushtuar ndaj Republikës së Kosovës. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe të gjithë atyre që të deshën”, ka shkruar ajo në Facebook.
Përveç LDK-së, Berisha një kohë ishte edhe në AAK teksa kishte mbajtur edhe postin e zv/ministrit të Punëve të Jashtme.