Ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare, Hajrullah Hyseni nga Zahaqi i Pejës. Lajmin e ka bërë me dije ish-kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj.
Selmanaj ka treguar se Hajrullah Hysenit, Serbia ia ka vrarë katër djem dhe dy nipa.
“Ka ndërruar jetë, miku im Hajrullah Hyseni, babai që iu vranë katër djem në luftë dhe dy nipa. Pas shumë vuajtjeve e dhimbjeve shpirtërore, Hajrullah Hyseni sot ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare. E njoha kur kishte ardhur me Naserin në Prishtinë për rregullimin e varrezave të dëshmorëve në Zahaq. Baca Hajrullah rrinte i heshtur dhe fliste pakë! Atë ditë kur u bë rregullimi i varrezave përkundër dhembjes së madhe dukej shumë i gëzuar. Shpirti i tij u prehtë në paqe! Ngushëllime familjes miqve e farefisit!”, ka shkruar Selmanaj në llogarinë e vet në “Facebook”.