Ka ndërruar jetë babai i Hysni Gucatit, Avdullahu.
Këtë e ka bërë të ditur djali i kreut të OVL-së, Musli Gucati.
Të dashur familjarë, miq dhe shokë sot Gjyshi Avdullah Hasan Gucati ndërroi jetë. Për kohën dhe vendin e varrimit ju njoftojmë”, ka shkruar Musli Gucati.
Kujtojmë se para disa ditësh Hysni Gucati ishte për vizitë tek babai i tij në Kosovë që atë kohë ishte i sëmurë rëndë.
Menjëherë pas disa ditësh, Hysni Gucati u dënua me katër vite e gjysmë burg nga Gjykata Speciale.