Policia e Maqedonisë së Veriut ka ndërprerë transportin ndërkombëtar të drogës në vlerë prej 300 mijë euro, ku adresa përfundimtar ishte Greqia.
“Aksion për asgjësimin e tregtisë së palejuar me drogë, në të cilin është ndërprerë kanal ndërkombëtar për transportin e drogës nga Shqipëria, përmes vendit tonë, me destinacion të fundit Republika e Greqisë në të cilin aksion janë sekuestruar rreth 86 kilogramë marihuanë në vlerë prej rreth 300.000 eurove dhe nga liria është privuar një person”, raporton Policia e Maqedonisë së Veriut.
Raportohet që Shqipëria është origjina e kësaj sasie të drogës, ndërsa shoferi i veturës është 23 vjeçari A.G. nga Ohri. Ai në tentimin për t’i ikur policisë, kishte gjuajtur katër çanta me marihuanë në afërsi të rrugës.
“Nga ana e nëpunësve policorë të policisë së trafikut është dhënë urdhër për ndalje të automjetit “Audi A4” me targa regjistrimi të Ohrit, por automjeti nuk është ndalur dhe në të njëjtën kohë i njëjti ka zmadhuar shpejtësinë duke dëmtuar dy automjete zyrtare të MPB-së të cilat kanë kryer veprime zyrtare”, raportojnë nga Policia.