Seanca konstituive e Kuvendit është ndërprerë sërish.
Kryesuesi i seancës, deputeti i zgjedhur i LVV-së, Avni Dehari tha se “nuk pati konsensus” në konsultimet që i thirri paraprakisht me përfaqësuesit e partive politike.
“Takimi shpërfaqi qëndrimet aktuale të tyre. Pati përfaqësues që e braktisën konsultimin. Fatkeqësisht nuk pati konsensus. Seanca do të vazhdojë brenda 48 orëve, në orën 12:00 më 19 prill 2025, me shpresë që deri atëherë të ketë pajtueshmëri”, tha ai, transmeton Gazeta Papirus.
“Ju faleminderit të gjithëve dhe mirupafshim së shpejti”, tha Dehari, ndërsa deputetët nisën të dilnin nga salla kryesore e Kuvendit.
Para ndërprerjes, siç tha kryesuesi, 100 deputetë ishin të pranishëm.