Bashkëshorti i presidentes Osmani, Prindon Sadriu, ka linçuar dhe fyer rëndë mediat në Kosovë, duke i quajtur ‘Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale’. Por, pasi Sadriu ka marrë kritika të shumta nga qytetarët, ai ka vendosur që ta largoj shkrimin nga rrjeti i tij social Facebook, shkruan Gazeta Metro.
Sadriu kishte shpërndarë gjatë ditës së djeshme një shkrim të këshilltares së presidentes, Osmani, me mbishkrimin skandaloz ku i quante mediat ‘Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale’.
Një diskurs me gjuhë urrejtëse ndaj mediave si ky nuk është parë më herët, çka ka shtyrë shumë qytetar që ta kritikojnë Sadriun.
Pas këtyre kritikave nga qytetarët në shkrimin skandaloz të Sadriut, ai ka vendosur që ta largoj postimin e tij.
“Kur përfaqësuesit e Ndërmarrjeve të Përbashkëta kriminale, ‘gazetarët’ e parapolitikës, e persona të përfshirë në reket e në keqpërdorime milionëshe, moralizojnë. Janë këta moralizues e shpifës të cilët paguanin një natë akomodim me Nju Jork $1.200 në Hotel Interconntinental Manhattan, e mëngjesin e paguanin $50 për person (drekat e darkat iu shkonin deri ne mijera dollarë). Bileta avioni First Class e rrallë herë Business Class. Për Economy as që flitej. Ju nuk keni lënë gjë publike pa keqpërdorë”, kishte shkruan Sadriu.