GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

“Ndërmarrja Kriminale e Përbashkët”, doktrina që Gjykata Speciale po akuzon UÇK-në

31/05/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Ekskluzive: Prokuroria ngrit aktakuzë për fajde ndaj ish-komandantit të UÇK-së dhe dy personave të tjerë
Share on FacebookShare on Twitter

Një aktakuzë e ngritur në prill të vitit 2020 nga Prokuroria e Gjykatës Speciale, e cila tash e një vit e gjysmë ka çuar në paraburgim politikanët kosovarë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, i akuzon ata për krime lufte, duke i cilësuar si një “Ndërmarrje Kriminale e Përbashkët”.

Ky term, që u bë i njohur në gjykimet e Tribunalit Ndërkombëtar për Luftërat në ish Jugosllavi, sipas ekipeve mbrojtëse dhe ekspertëve, është problematik, përfshin Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe tenton ta rishkruajë historinë e shtetit që u ngrit me ndihmën e jashtëzakonshme ndërkombëtare.

Një dokumentar i transmetuar në Emisionin Opinion të Blendi Fevziut, i titulluar “Devijimi Special”, shtjellon këtë çështje dhe përplasjet mes palëve në Hagë.

“Kur lexon materialet që ata kanë ofruar, bëhet e qartë se Ndërmarrja Kriminale e Përbashkët, që ata pretendojnë̈, është në vetvete Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ekzistimi i atij grupi”, ka thënë Ben Emmerson, avokati i Ish Kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë një seance statusore në Hagë, të mbajtur më 29 tetor 2021.

Emmerson, duke u bazuar në materialet e shpalosura deri më tash, është i bindur se Prokuroria nuk ka rast dhe po përpiqet ta krijojë çështjen e saj rreth UÇK-së si “Ndërmarrje Kriminale e Përbashkët”.

“Nuk ka se si të lexohen ndryshe provat kundër z. Veseli, ose të të tjerëve, përveçse të thuhet se ajo që Prokuroria tani po përpiqet të provojë dhe të bëjë është të krijojë një rast se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një ndërmarrje kriminale”, ka thënë Emmerson.

Avokati i Hashim Thaçit, ndërkaq, Pierre Prosper, është shprehur se teoria e Prokurorisë se UÇK-ja është një organizatë kriminale është shumë problematike.

“Është problematike nga aspekti i realitetit se çka ka ndodhur. Por, po ashtu, është problematike, sepse, nëse e thoni këtë, atëherë, nëse e zgjeroni këtë teori, ju po thoni se NATO dhe bashkësia ndërkombëtare janë renditur, me vetëdije, me një organizatë kriminale. Ne besojmë se kjo teori është e ekzagjeruar, e pasaktë dhe ka për qëllim të rivendosë dhe të korrigjojë historinë”, ka deklaruar Prosper.

Pika 35 e aktakuzës i portretizon si anëtarë të “Ndërmarrjes Kriminale të Përbashkët” pothuajse të gjithë udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të UÇK-së – nga Shtabi i Përgjithshëm, Komandantët dhe Zëvendëskomandantët e Zonave, të Brigadave, të Njësiteve, e deri te ushtarët më të thjeshtë dhe të tjerë që vepronin në emër të UÇK-së.

Prokurori Jack Smith, megjithatë, nuk mendon se Zyra e tij është duke e akuzuar UÇK-në.

 “Zyra e Prokurorit Special nuk ngre akuza kundër UÇK-së, ose kundër luftës së bërë̈ për pavarësinë̈. Nuk është as dëshira, as detyra e ZPS-së, ose e imja, për ta bërë një gjë të tillë”, ka thënë Jack Smith.

 Por, a i rrëshqiti fjala Prokurorit Special kur në një seancë statusore, më 7 tetor 2021, përmendi shprehimisht “krimet e UÇK-së”, teksa fliste për një klimë frike të njerëzve për t’i treguar Gjykatës atë që ata dinin?

“Është realitet se kjo klimë ka funksionuar në të kaluarën për t’i parandaluar dëshmitarët që të vijnë në Gjykatë për të thënë atë që ata dinë për krimet e UÇK-së”, ka deklaruar Smith.

Tags: Gjykata SpecialeUÇK
ShareTweetShare
Previous Post

Ambasadori amerikan mbledh në darkë “Ekipin e Unitetit”

Next Post

Në Meksikë me pasaportë të Kosovës, çfarë i ndodhi avokatit Koci?

Next Post
Në Meksikë me pasaportë të Kosovës, çfarë i ndodhi avokatit Koci?

Në Meksikë me pasaportë të Kosovës, çfarë i ndodhi avokatit Koci?

Lajmet e fundit

Punëtorët e Pastrimit po vazhdojnë grevën edhe sot, ushqehen nën tendën e vendosur përballë Komunës

Punëtorët e Pastrimit po vazhdojnë grevën edhe sot, ushqehen nën tendën e vendosur përballë Komunës

24/05/2025
NISMA: Qeveria Kurti e ka sjellë Kosovën në një situatë të keqe

NISMA njofton se nesër mban Kuvendin Zgjedhor – Do të zgjidhen kryetari, këshilli dhe kryesia

24/05/2025
Selimi: Ekonomia e Kurtit, 26 euro për qershia

Selimi: Ekonomia e Kurtit, 26 euro për qershia

24/05/2025
Cristiano Ronaldo mund të luajë në Kupën e Botës për Klube, thotë Presidenti i FIFA-s

Cristiano Ronaldo mund të luajë në Kupën e Botës për Klube, thotë Presidenti i FIFA-s

24/05/2025
Rusia vret së paku 13 persona në Ukrainë në sulmet gjatë natës me raketa e dronë

Rusia vret së paku 13 persona në Ukrainë në sulmet gjatë natës me raketa e dronë

24/05/2025
Serbia kërkon arrestimin e një polici të Kosovës pas ngjarjes në veri

Serbia kërkon arrestimin e një polici të Kosovës pas ngjarjes në veri

24/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Punëtorët e Pastrimit po vazhdojnë grevën edhe sot, ushqehen nën tendën e vendosur përballë Komunës

Punëtorët e Pastrimit po vazhdojnë grevën edhe sot, ushqehen nën tendën e vendosur përballë Komunës

24/05/2025
NISMA: Qeveria Kurti e ka sjellë Kosovën në një situatë të keqe

NISMA njofton se nesër mban Kuvendin Zgjedhor – Do të zgjidhen kryetari, këshilli dhe kryesia

24/05/2025
Selimi: Ekonomia e Kurtit, 26 euro për qershia

Selimi: Ekonomia e Kurtit, 26 euro për qershia

24/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.