Tërmeti katastrofik që goditi Turqinë muajin e kaluar la pas shumë viktima. Mes tyre ishte edhe lojtari i Hatyaspor, Christian Atsu. Ganezi u gjend i pajetë pas 12 ditëve nën rrënoja ndërsa së fundmi ai u përcoll për në banesën e fundit.
Një ceremoni e cila u mbajt në vendlindjen e tij teksa u zhvillua sipas traditave afrikane ndërsa nuk mungonte edhe presidenti i Ganës Akufo-Addo.