Për herë të parë në historinë e shahut kosovar, një shahist do ta përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Botëror të Shahut, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës, shkruan Zeri.info.
Nderim Saraqi do të garojë në Blic dhe Rapid, që mbahet prej 26 dhjetor deri më 30 dhjetor 2021 në Varshavë të Polonisë.
Njoftimi i KOK-ut
Për herë të parë në historinë e shahut kosovar, një shahist do ta përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Botëror të ShahutëBlic dhe Rapid, që mbahet prej 26 dhjetor deri më 30 dhjetor 2021 në Varshavë të Polonisë.
Është ky, Nderim Saraqi, të cilit i urojmë fat dhe suksese.