GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Ndarja e VV-së në Ferizaj, katër deputetë garojnë heshtazi në zgjedhjet e brendshme partiake

11/07/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Projekti i bashkimit të qytetit të Ferizajt, duket se nuk i ka sjellë fat Lëvizjes Vetëvendosje në këtë qytet. Edhe në këtë qendër të rëndësishme të partisë në pushtet, ka plasur gara për të marrë drejtimin e VV-së së Ferizajt. Në lojë janë tashmë katër deputetë, të cilët, në një formë ose në një tjetër, kanë shfaqur ambiciet e tyre për t’u bërë shef i Qendrës së LVV-së në qytetin e biznesit.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, qyteti i Ferizajit ishte një burim i madh votash për LVV-në. Madje, kjo degë arriti t’i dërgojë saktësisht 6 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Rritja e madhe e VV-së në këtë qytet, i ka shtuar apetitet e deputetëve për të udhëhequr partinë e kryeministrit Albin Kurti në Ferizaj. Zgjedhjet e brendshme të VV-së janë interesante në qytetin që udhëhiqet nga Partia Demokratike.

Valon Ramadani, Dimal Basha, Enver Haliti dhe Haki A****. Këta janë personat që në mënyrë të heshtur po garojnë për drejtimin e degës së VV-së në Ferizaj.

Megjithatë, për dallim nga Mitrovica, ku tashmë ka së paku një person që publikisht ka shpallur synimet për kryetar të degës, katër deputetët nga Ferizaj janë treguar më diskretë.

Burimet e gazetës Nacionale treguan prapaskenat e garës, që pritet të ashpërsohet gjatë javëve kur organizohen zgjedhjet nëpër pika, e për të kulmuar me votimin për kryetar të degës.

“Të gjithë po garojnë kështu fshehtas. Dmth po këqyrin me i zgjedhë pikat nëpër fshatra”, i tregon Nacionales një burim i saj, që e njeh mirë Qendrën e VV-së në Ferizaj.

Madje, ai tregon se Basha, A**** e Haliti, e kanë vetëm një të përbashkët. Të gjithë këta janë kundër Ramadanit, i cili e udhëhoqi në mandatin e kaluar këtë qendër.

“Ata janë kundër Valonit, nuk dojnë me lanë me u bë prapë. Ama hala s’po arrijnë me vendosë, kush me garu”, deklaroi ky burim.

Ai e shpjegoi edhe si ka lindur përçarja në këtë degë. Sipas shpjegimit të tij, përçarja daton që nga zgjedhjet lokale, e ku VV garoi me Ramadanin, i cili e humbi garën për të parin e Ferizajt.

Mungesa e kohezionit të brendshëm, sipas burimit, ka ndikuar edhe në garën për kryetar të komunës.

“Dimali, Hakia e Enveri, asnjani s’i kanë ndihmu Valonit në zgjedhje lokale. Krejt janë gëzu që ka humbë”, shtoi ai.

Por, ajo çfarë bie në sy, është një indiferencë e Hekuran Muratit, ministër i Financave, për këto zhvillime në Ferizaj. Ndonëse vjen nga ky qytet, Murati deri më tani nuk është interesuar për zgjedhjet e brendshme në qendrën e VV-së në Ferizaj.

Kush janë kandidatët që tashmë jozyrtarisht janë në garë?

Valon Ramadani, deputet i VV-së, e udhëhoqi për një mandat Qendrën e VV-së në Ferizaj.

Në zgjedhjet e fundit lokale, Ramadani ishte kandidat për të parin e komunës së Ferizajt, të cilën garë ai e humbi karshi Agim Aliut, që fitoi bindshëm.

Nacionale ka tentuar të kontaktojë me Ramadanin për të marrë një qëndrim për garën në këtë degë të VV-së, por ai ka qenë i paqasshëm.

Dimal Basha është ndoshta figura më e komentuar nga të gjithë katër deputetët që po garojnë heshtazi për të parin e VV-së në Ferizaj.

Natyrisht, ai është në qendër të debatit publik për shkak të komenteve skandaloze e deklaratave qesharake, që bëhen virale.

Deputeti që u vesh si flamur i Italisë, është kryetar i grupit të Kuvendit për miqësi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Basha është ndër deputetët më të pranishëm në televizionet nacionale, duke u shndërruar jo rrallëherë në meme.

Nacionale e ka telefonuar Bashën, por i njëjti nuk e ka hapur telefonin.

Gati në të njëjtin rang për nga deklaratat qesharake me Bashën është edhe Haki A****. Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, A****, është kryetar i komisionit për politikë të jashtme i Kuvendit të Kosovës.

Enver Haliti është deputeti i katërt nga VV që po tenton të gjejë një mënyrë për t’u bërë kryetar i qendrës. Kaq, nuk kemi çfarë tjetër të shkruajmë për Halitin, që nuk është se njihet për ndonjë gjë në publik.

Kujtojmë që javën e kaluar Nacionale shkroi për përçarjen e VV-së edhe në Mitrovicë.

Vetëvendosje në Mitrovicë është më e përçarë se vetë qyteti që për dy dekada është i ndarë etnikisht. Ndoshta asnjë degë tjetër nuk është më pak e unifikuar se qendra e VV-së në qytetin e minatorëve. Në këtë qytet, katër grupe të ndryshme po luftojnë për t’i fituar zgjedhjet e brendshme.

Në Mitrovicë gjendja nuk është aspak e mirë për partinë që dikur karakterizohej nga uniteti. Jo një, as dy, as tri, por saktësisht katër grupe po luftojnë për të marrë drejtimin e qendrës së VV-së në Mitrovicë.

Tags: ferizajNdarjavv-se
ShareTweetShare
Previous Post

Petkoviç pretendon se një familje serbe është sulmuar në në një fshat të Vitisë, fajëson Kurtin

Next Post

Parashikimi i Hysenit: Kosova mund të bie nën 1 milion banorë në mandatin e Kurtit

Next Post

Parashikimi i Hysenit: Kosova mund të bie nën 1 milion banorë në mandatin e Kurtit

Lajmet e fundit

Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

23/05/2025
‘Zinxhiri komandues në UÇK’: Gjykata Speciale pranon disa dokumente për zonën e Llapit

Cilat prova të dëshmitarëve u pranuan në Hagë?

23/05/2025
Irani dhe ShBA-ja kanë shpresë për përparim pas bisedimeve bërthamore

Irani dhe ShBA-ja kanë shpresë për përparim pas bisedimeve bërthamore

23/05/2025
Dy avionë ushtarakë rusë dyshohet se shkelën hapësirën ajrore finlandeze

Dy avionë ushtarakë rusë dyshohet se shkelën hapësirën ajrore finlandeze

23/05/2025
Këto rrugë në Prishtinë bllokohen për rishtresim të asfaltit, punimet përfundojnë më 1 qershor

Këto rrugë në Prishtinë bllokohen për rishtresim të asfaltit, punimet përfundojnë më 1 qershor

23/05/2025
Kuvendi i Shqipërisë nis punën më 29 maj

Kuvendi i Shqipërisë nis punën më 29 maj

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

23/05/2025
‘Zinxhiri komandues në UÇK’: Gjykata Speciale pranon disa dokumente për zonën e Llapit

Cilat prova të dëshmitarëve u pranuan në Hagë?

23/05/2025
Irani dhe ShBA-ja kanë shpresë për përparim pas bisedimeve bërthamore

Irani dhe ShBA-ja kanë shpresë për përparim pas bisedimeve bërthamore

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.