Vasfije Krasniqi-Goodman e ka falënderuar presidenten Vjosa Osmani për ndarjen e dekoratës “Nderi i Republikës”.
Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se ko dekoratë është një nder i veçantë dhe shumë domethënëse për të, familjen e saj dhe të mbijetuarat e të mbijetuarit e dhunës seksuale në përgjithësi.
“Gjithashtu, ky moment më inkurajon edhe më shumë për të vazhduar tutje për të avokuar me përgjegjësi, përkushtim dhe pasion angazhimin tim për kauzën tonë të përbashkët”, ka thënë Krasniqi-Goodman.
Osmani ka ndarë këtë titull edhe për Ramadan Nishorin dhe Shyrhete Sylejmanin.