Për ditën e mësuesit më nuk do të shpërndahen dhurata. Kjo është vendosur këtë vit nga DKA e Istogut, ku në vendimin e tyre theksohet se mësuesit dhe mësueset mund të pranojnë vetëm lule, laps ose libëe nga nxënësit si dhuratë, raporton Periskopi.
Me një njoftim thuhet se ua ka ndaluar mësuesve të pranojnë dhurata pos lule, laps ose libër.
”Të dashur nxënës, prindër, mësimdhënës, Bazuar në vendimin e Drejtorisë Komunale të Arsimit nr. 206/24 të datës 04/03/2024, me rastin e festës së 7&8 Marsit, ndalohen dhuratat e shtenjta me përjashtim lule, laps ose libër”, thuhet në njoftim.