Zelanda e Re do të ndalojë shitjen e cigareve për te gjithë të lindurit pas vitit 2008, në një përpjekje për të hequr përfundimisht duhanin.
Ata që kanë lindur pas vitit nuk do të jenë në gjendje të blejnë cigare apo produkte duhani gjatë jetës së tyre, sipas një ligji që pritet të miratohet vitin e ardhshëm.
Ky shtet ka vendosur që të arrijë një objektiv për të reduktuar shkallën kombëtare të pirjes së duhanit në 5 për qind deri në vitin 2025, me synimin për ta eliminuar përfundimisht atë krejtësisht, shkruan BBC.
Rreth 13 për qind e të rriturve në Zelandën e Re aktualisht konsumojnë duhan, nga 18 për qind rreth një dekadë më parë.Qeveria atje po ashtu ka planifikuar kontrolle të mëdha, duke përfshirë kufizimin e ndjeshëm të vendit ku mund të shiten cigaret për t’i hequr ato nga supermarketet dhe kioskat.
Po ashtu edhe numri i dyqaneve të autorizuara për të shitur cigare do të reduktohet në mënyrë drastike në nën 500 nga rreth 8 mijë sa janë sot.