Për njohësit e çështjeve të ekonomisë, për Kosovën nuk paraqet problem ndalimi i mallrave nga Serbia, kjo për shkak se ato mund të zëvendësohen edhe me mallra nga shtet e tjera. Derisa thonë se nuk mund të ketë as rritjeve të çmimeve për shkak se Kosova ende është e furnizuar me stoqe.
Ka disa ditë që brenda territorit të Kosovës nuk ka hyrë asnjë produkt me origjinë nga Serbia.
Kjo pas vendimit që mori kryeministri Albin Kurti, pas arrestimit të tre zyrtarëve policor shqiptarë nga forcat serbe.
ADVERTISING
Por ky vendim nuk paraqet problem për Kosovën.
Kështu thotë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.
Ai tha se Kosova nuk do të përballet me mungesë të produkteve, pasi që produktet e Serbisë, mund të zëvendësohen me produkte të shteteve tjera.
Ndërkaq sipas ekonomistit, Lulzim Beqiri, Kosova nuk do të përballet me rritje të çmimeve për shkak se është ende mirë e furnizuar.
Që nga e mërkura në tre pikat kufitare, janë stacionuar dhjetëra kamionë me mallra serbe që nuk janë lejuar të hynë në Kosovë.
Pas marrjes së vendimit, kryeministri Kurti kishte thënë se këto masa nuk janë ekonomike apo tregtare, por janë “masa të sigurisë”.
Ai ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve policorë, për të cilët Prishtina zyrtare thotë se janë rrëmbyer nga forcat policore të Serbisë.
Kurti i bëri thirrje faktorit ndërkombëtar për të dënuar veprimet agresive të Serbisë