Një përplasje verbale në debat televiziv ndërmjet Xhevdet Pozharit, opinionistit të afërt me pushtetin qeverisës dhe Frashër Krasniqit të PSD-së, është ndalur në mes nga moderatori Leart Hoxha.
Për ta ndërprerë debatin që po eskalonte në fyerje mes dy protagonistëve, autori i emisionit Context në televizionin ATV ka zgjedhur t’ia ndal mikrofonin funksionarit të PSD-së.
Debati që i parapriu ndërhyrjes së moderatorit, përmbante akuza për servilosje ndaj pushteteve e figurave politike.
Pozhari, një ish këshilltar i ish-ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia, është i afërt me pushtetin aktual qeverisës.
Ndërkaq, Krasniqi, ish-deputeti i kuvendit, është rikthyer protagonist në publik pas aksioneve të fundit opozitare të Partisë Socialdemokrate.
“Ai tha analistat në studio. Sqarona për çka e ki fjalën. Këtu nuk bona ndonjë analizë. Merru me portalet e me mercenarët e gazetarisë, mua mos më përzij. O Zotëri s’po du me shfrytëzu rastin se me bo zhurmuesin ty nuk të dëgjohet asnjë fjali. Po të respektoj duke qenë në Skype. Me ata zagarët e portaleve që bashkë lëpini jashtë, vazhdoni mos u merruni me mu”, tha Pozhari.
Pas kësaj, Krasniqi i ka thënë Pozharit se pushteti ia ka punësuar gruan në një pozitë publike.
“Zagar je ti zotëri, zagar je ti. Ato e kemi pa krejt. Ty ta kanë punësu Vetëvendosja gruan, ia kanë dhonë një pozitë publike”, shtoi Frashër Krasniqi, teksa moderatori i emisionit ia la në gjysmë fjalinë duke i thënë “veç ndalu”.