Është ndare nga jeta Masar Popaj , një nga veprimtarët e LDK-së, por edhe aktivistë i komunitetit nga fshati Fortesë e Rahovecit, këshilltar në Kuvendin Komunal të Rahovecit, varrimi i të ndjerit bëhet të enjten më 10 shkurt 2022 në ora 16:00
Njoftimin për ndarjen nga jeta e ka bërë të ditur faqja e fshatit Fortesë, por edhe ish kryeministri Avdullah Hoti, ku ka ngushlluar familjen Popaj dhe miqtë e tij ,dhe nder të tjera ka shkruar.
Postimi i plotë”
Sonte u nda nga ne Masar Popaj, një mik i imi i shtrenjtë dhe njeri i mrekullueshem, i jashtëzakonshëm, që ka rrezatuar mirësi e pozitivitet në çdo rrethanë.
Masari i ka mbrojtur me zemër interesat e qytetarëve për shumë vite në Kuvendin Komunal në Rahovec si këshilltar komunal nga LDK-ja. Ka punuar e vepruar në Kryesinë e Degës së LDK dhe kryetar nëndege në Fortesë si një rugovist në kuptimin më të plotë.
Ngushëllimet më të thella familjes dhe miqve të Masarit. U prehtë në amshim pranë të dashurve të tij.
/Gazeta Papirus/