Sot ka ndërruar jetë majori i Policisë së Kosovës, Sabit Kabashi.
Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i tij, Petrit Kabashi, i cili përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se i ndjeri ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë.
Ndryshe, Kabashi ka shërbyer në Njësinë e Hetimeve rajonale të Drejtorisë së Policisë në Prizren.
Ai është ndarë nga jeta në moshën 42-vjeçare.
Varrimi i tij do të bëhet nesër në ora 15:00, në fshatin Mohlan