GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

NATO-ja e ndalon TikTok-un në pajisjet e saj

31/03/2023
në Botë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Prishtinasi ia sheh sherrin TikTokut, arrestohet pasi i doli videoja për rrahjen e një personi para tri vitesh
Share on FacebookShare on Twitter

NATO-ja zyrtarisht ua ka ndaluar punëtorëve shkarkimin e aplikacionit TikTok në pajisjet e ofruara nga aleanca për shkak të shqetësimit për sigurinë, sipas dy zyrtarëve të NATO-s.

Zyrtarët e aleancës i dërguan një shkresë stafit të premten në mëngjes për ta njoftuar për këtë vendim, thanë zyrtarët. Me shkresë u bë zyrtar ndalimi i aplikacionit të famshëm, edhe pse ai nuk ishte në të vërtetë i përdorshëm as më parë në pajisjet e dhuruara nga NATO-ja për shkak të kufizimeve të brendshme në fushën e teknologjisë, thanë zyrtarët.

“Siguria kibernetike është prioritet i lartë për NATO-n. NATO-ja ka kërkesa të fuqishme për përcaktimin e aplikacioneve për përdorim zyrtar në punë. TikTok-u nuk është i qasshëm në pajisjet e NATO-s”- i tha televizionit CNN një zyrtar i lartë i aleancës.

NATO-ja është organizata më e lartë qeveritare që e ndalon përdorimin e këtij aplikacioni për shkak të shqetësimit se qeveria kineze mund të ketë qasje në të dhënat e përdoruesve të tij përmes kompanisë kineze që e ka në pronësi aplikacionin, “Bytedance”. ShBA-ja, Britania e Madhe, Norvegjia, Parlamenti Evropian dhe disa vende të tjera tashmë e kanë ndaluar këtë aplikacion në pajisje të lëshura nga qeveritë.

Shefi ekzekutiv i TikTok-ut, Shou Chew, tha para ligjvënësve amerikanë këtë muaj se kompania është tërësisht e pavarur nga Pekini dhe se ai “nuk ka parë dëshmi që qeveria kineze ka qasje në ato të dhëna”. “Ata kurrë nuk na i kanë kërkuar, ne nuk ua kemi ofruar”- tha ai.

Chew shtoi se TikTok-u është duke i vendosur të dhënat në ShBA, ku do të ruhen nga kompania amerikane, “Oracle”.

“Prandaj rreziku do të ishte i ngjashëm me çfarëdo qeverie që shkon te një kompani amerikane për të kërkuar të dhëna”- tha ai.

Prapëseprapë, qeveritë perëndimore janë skeptike. Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Antony Blinken, tha këtë muaj në Kongres se TikTok-ut duhet t’i jepet fund “në një mënyrë ose në një tjetër”.

Tags: natoNdalimTikTok
ShareTweetShare
Previous Post

Bien çmimet e derivateve, rikthehen në nivelin e para tri viteve

Next Post

Partia e Albin Kurtit e mbështet Marshin për Drejtësi

Next Post
Protestës ‘Marshojmë për drejtësi’ i bashkohen edhe qytetarët nga Shqipëria

Partia e Albin Kurtit e mbështet Marshin për Drejtësi

Lajmet e fundit

Pesë zyrtarë të Mamushës janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Operacion kundër korrupsionit i Prokurorisë në Prizren – Policia konfirmon se u arrestua një avokat, shoferi i gjykatës dhe një person i tretë

22/05/2025
U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

22/05/2025
Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

22/05/2025
Natyra Kuçi zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Deçanit

Natyra Kuçi zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Deçanit

22/05/2025
Aksion i policisë në veri

“Me ba me ditë ti, ai shtet paska shku n`hamam – Kush e ruan kufirin?, Ramadani i kthehet ashpër Drenorit për sigurinë në veri

22/05/2025
Balaj: Qasja e Borellit dhe Lajçakut e ka inkurajuar agresionin e Serbisë karshi Kosovës

Balaj: Qasja e Borellit dhe Lajçakut e ka inkurajuar agresionin e Serbisë karshi Kosovës

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Pesë zyrtarë të Mamushës janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Operacion kundër korrupsionit i Prokurorisë në Prizren – Policia konfirmon se u arrestua një avokat, shoferi i gjykatës dhe një person i tretë

22/05/2025
U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

22/05/2025
Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.