Erërat e nxehta jugperëndimore që sollën temperaturat e larta ditën e djeshme në vend, mbajtën të larta edhe ato minimale, ku në shumë pjesë të vendit u shënua natë tropike, informon “Prishtina Weather”.
Në Prishtinë, në qendër, temperatura minimale ishte vetëm 26C, në Prizren 28C e Malishevë 27C. Natë tropike u regjistrua edhe në aeroportin e Prishtinës, ku atje temperatura zbriti vetëm në 23C, aq sa ishte edhe në Istog, e 22C në Pejë. Ndërkohë në Ferizaj deri në 4 të mëngjesit nga matjet në stacionin e IHMK-së temperatura zbriti në 20C, e në Kamenicë edhe nën 20C, 18C.
Sot erërat jugperëndimore do të jenë më të fuqizuara, derisa masa më të freskëta ajrore pritet të depërtojnë gjatë mbrëmjes me rrebeshe e bubullima, që edhe zbresin temperaturat maksimale ndjeshëm ditën e enjte edhe në 23C e 24C, dhe ndryshojnë drejtimin e erës në veriore e verilindore.