Naim Palushi :arriti ta filmojë rrëqebullin dhe videon e ka plasuar në profilin e tij në Facebook

Të shohësh rrëqebullin e Ballkanit në natyrë konsiderohet shumë e rrallë. E këtë fat e ka pasur mësuesi nga fshati Zapot i Kukësit, Naim Palushi. Ai arriti ta filmojë rrëqebullin dhe videon e ka plasuar në profilin e tij në Facebook, më pas është shpërndarë edhe nga Shoqata “Protection and Preservation of Natural Environment in Albania”.

 

Rrëqebulli, sipas njoftimit të vet Palushit, është filmuar në në brendësi të Parkut Natyror Korab-Koritnik, zonë mes Shqipërisë e Kosovës.

Rrëqebulli është specie në zhdukje dhe vlerësohet se ka shumë pak në gjitha hapësirat shqiptare. Kohë më parë, është filmuar një edhe në Kosovë.

Gjuetia ndaj tij është e ndaluar me Ligjin e Gjuetisë dhe Ligjin e Natyrës.

 

Next Post