GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Nagavci nga Lugina e Preshevës: Kemi ndarë mjete financiare për të parandaluar shpopullimin e vendit

23/01/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Nagavci nga Lugina e Preshevës: Kemi ndarë mjete financiare për të parandaluar shpopullimin e vendit
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka vizituar Luginën e Preshevës duke potencuar se në kuadër të mbështetjes së Qeverisë për qytetarët e kësaj zone janë shumë projekte në fushën e arsimit.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se gjatë kësaj të hëne ka vizituar Preshevën dhe me kryetarin e Komisionit parlamentar për arsim, Ardian Gola, këshilltaren e kryeministrit Ardita Sinani, këshilltarin e zëvëndëskryeministrit Fatmir Curri si dhe Kryetarin në Detyrë të KKSH, Ragmi Mustafi kanë zhvilluar vizita në disa institucione edukativo-arsimore e organizata të shoqërisë civile.

“Në shkollën fillore “Abdullah Krashnica” në Miratoc pamë nga afër punën e mësimdhënësve dhe nxënësve të kësaj shkolle e cila njihet si ndër më të sukseshmet në këtë pjesë. Diskutuam për financimin e projekteve për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe shtimin e bashkëpunimit në të ardhmen”, ka shkruar ministrja Nagavci.

Nagvci ka njoftuar se ka vizituar dhe Entin parashkollor “8 Marsi” në Preshevë ku kanë pritur nga drejtoria, edukatoret dhe fëmijët e këtij institucioni.

“Gjithashtu morëm pjesë në promovimin e librit për fëmijë “Magjia e jastëkut me zile” me autore Afërdita Salihu si dhe qëndruam në OJQ “Drejtoria për konkluzionin e personave me aftësi të kufizuara” ku u njoftuam nga afër me punën dhe aktivitetet e tyre. Me këtë rast, takuam 20 asistentë të angazhuar për fëmijë me nevoja të veçanta dhe pamë nga afër angazhimin e tyre me këta fëmijë.

Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar në ofrimin e përkrahjes për realizimin e të drejtave dhe nevojave të qytetarëve në Luginën e Preshevës”, ka shtuar Nagavci.

Mes tjerash Nagavci ka theksuar se ka ndarë mjete financiare që kanë synim promovimin e interesave të shqiptarëve në Luginë si dhe parandalimin e shpopullimit të vendit.

Ministrja e Arsimit ka potencuar se në kuadër të mbështetjes së Qeverisë për qytetarët e Luginës së Preshevës janë shumë projekte të përkrahura në fushën e arsimit.

“78 grante për projekte në vlerën totale mbi 1 milionë euro dhe përkrahje financiare me bursë për studentët, ku 107 të rinj e të reja do të përfitojnë bursë vjetore në shumë prej 1.000 euro, në vlerën totale prej 107 mijë euro”.

Mes tjerash ajo njoftoi se “për herë të parë vitin e kaluar kemi dërguar libra në gjuhën shqipe për nxënësit e Luginës së Preshevës, në vlerën prej 255 mijë eurove, në muajt qershor dhe tetor, Qeveria ka ndarë gjithsej 85 mijë euro të tjera shtesë për këto libra, bursa për studentë në vlerë 107,000.00 euro, paisja me libra për parashkollor në vlerë 8,778.00 euro, shkollat sportive (në futboll, basketboll, boks, karate, volejboll, atletikë, etj.) në vlerë: 157,500.00 euro”.

“Lugina ka nevojë për më shumë, andaj do vazhdojmë angazhimin që brenda kapaciteteve tona, të bëjmë më shumë për ta”, ka thënë tutje ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Tags: Arbërie Nagavci
ShareTweetShare
Previous Post

Në këto vende nuk do të ketë rrymë për shkak të punimeve

Next Post

Sveçla për incidentin në Leposaviq: Dhuna ndaj policëve tanë nuk do të tolerohet

Next Post
Sveçla për incidentin në Leposaviq: Dhuna ndaj policëve tanë nuk do të tolerohet

Sveçla për incidentin në Leposaviq: Dhuna ndaj policëve tanë nuk do të tolerohet

Lajmet e fundit

Moti për sot: Me diell e vranësira, temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 11°C

Fundjava vjen me mot të vranët dhe me reshje shiu

23/05/2025
Haki Abazi thotë se po bëhet fushatë elektorale me Kancer

Abazi: Kurti është njeriu më toksik i mundshëm, afër i rrinë vetëm servilët

23/05/2025
Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë rreth 800 të burgosur

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë rreth 800 të burgosur

23/05/2025
Pamje: Grushte e shkelma mes tre personave te Rrethi i Spitalit në Prishtinë

Pamje: Grushte e shkelma mes tre personave te Rrethi i Spitalit në Prishtinë

23/05/2025
Njësia e aviacionit të ShBA-së, Zvicrës dhe Hungarisë në KFOR kryejnë fluturime në gjithë Kosovën

Njësia e aviacionit të ShBA-së, Zvicrës dhe Hungarisë në KFOR kryejnë fluturime në gjithë Kosovën

23/05/2025
Zeka: Vetëvendosje kishte skuadër për rrahje dhe plane për vrasje

Zeka sjellë detaje se si u përgatit Halit Sahitaj kundër UÇK-së

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Moti për sot: Me diell e vranësira, temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 11°C

Fundjava vjen me mot të vranët dhe me reshje shiu

23/05/2025
Haki Abazi thotë se po bëhet fushatë elektorale me Kancer

Abazi: Kurti është njeriu më toksik i mundshëm, afër i rrinë vetëm servilët

23/05/2025
Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë rreth 800 të burgosur

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë rreth 800 të burgosur

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.