Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci tha se do t’i marrin në kohë rekorde të gjitha masat që parashihen me ligj ndaj atyre që cenojnë fëmijët, duke i’u referuar rastit të keqtrajtimit të një fëmijë në një çerdhe në Fushë-Kosovë, raporton Ekonomia.
Sipas saj, kujdesi për sigurinë e fëmijëve është përgjegjësi e përbashkët.
Ministrja ka sqaruar se janë në proces të rekrutimit të 20 inspektorëve të rijnë të arsimit dhe se sipas saj, pas përmbylljes së këtij procesi do të behët punësimi edhe i 20 inspektoreve të tjerë.
“Ne jemi ne proces të rekrutimit të 20 inspektoreve ka përfunduar proceduar. Janë në proces të shqyrtimit të ankesave eventuale dhe pas këtyre 20 do të vazhdoj menjëherë punësimi i së paku edhe rreth 20 të tjerë. Angazhimi edhe kujdesi për sigurinë e fëmijëve në kopshte dhe gjitha institucionet tona edukative-arsimore është përgjegjësi e përbashkët. Ne nuk mund të pretendojmë që vetëm inspektoret mund të na rregullojnë situatën, është obligim i të gjithë atyre që punojnë më fëmijë”.
“Ju njoftoj që në mëngjes shumë herët inspektorët e Arsimit kanë shkuar më kopsht dhe Komunë të Fushë Kosovës në drejtorin e arsimit, unë besoj që sapo të kthehem në ministri do të kem raportin e gatshëm. Do të ndërmarrim të gjitha masat që i përcakton ligji që asnjë fëmijë të mos i cenohet integriteti dhe personaliteti i tij”.
“Inspektoret e Arsimit janë aty ata do të sjellin një raport të detajuar. Është shqetësuese të shihet sepse nuk është një rast i izoluar duket që më shumë se një persona ka qenë i përfshirë, ose së paku në dijeni dhe nuk ka reaguar. Do ti referojmë të gjitha masat që i përcakton ligji e që janë të definuar mjaftë qartësisht. Ne do ti marrim në kohë rekorde të gjitha masat që na takon neve si ministri, besoj që edhe komuna dhe institucionet tjera”, tha ajo.