Një prej postimeve të fundit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ku kritikon qeverinë e Kosovës për koeficientin e prezantuar sot për pagat në Kosovë, një pëlqim ka ardhur edhe nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Nagavci, e cila ka pëlqyer këtë qëndrim të Abdixhikut fillimisht, më pas e ka tërhequr veprimin e saj në rrjetin social Facebook.
Abdixhiku ka shkruar sot se koeficienti është dashur të jetë 125 euro, e jo 105, siç e ka vendosur Qeveria.
“Propozimi ynë është i drejtë sepse merr për bazë inflacionin rekord që e kemi patur në vend. Propozimi ynë është i mundshëm sepse merr 120 milionë shtesë, shumë më pak se që ka shpenzuar Qeveria në pako që nuk kanë lënë as edhe një shenjë. Propozimi ynë është i qëndrueshëm sepse pagat si proporcion buxhetor i mbanë nën 27%. Propozimi ynë është i denjë sepse krijon paga të dinjitetshme si asnjëherë më parë në vend. Zgjidhja është e qartë. Koeficienti 125”, ka shkruar ai, një postim, të cilin duket se aksidentalisht e ka pëlqyer ministrja Nagavci