GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Nagavci: Do duhej që prindërit të njoftoheshin më herët për blerjen e librave

05/09/2023
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Nagavci: Javën e ardhshme hapet konkursi për inspektorë të arsimit
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se do të ishte më mirë që prindërit të ishin njoftuar më herët për ndryshimet në blerjen e librave për nxënësit nga klasa I deri në IX këtë vit shkollor.

Vendimi i Ministrisë së Arsimit që prindërit t’ua blejnë vetë fëmijëve librat e më pas të rimbursoheshin, ka ngjallur reagime të shumta në opinion ditëve të fundit. Opozita e ka konsideruar si dështim të Qeverisë mossigurimin e librave për nxënësit, ndërsa pushteti është arsyetuar se po ndal keqpërdorimet.

Nagavci në një intervistë në “Konfront” të KTV-së ka thënë se vendimi është një nga disa nga veprimet që thotë se kanë marrë si Ministri për përmirësimin e cilësisë së teksteve shkollore.

“Vendimi nuk ka qenë i pamenduar, i paanalizuar dhe është marrë në një moment që është konsideruar si i domosdoshëm. Doja të përmend ndonëse ka ngjallë debat, është një nga disa veprime që kemi marrë në raport me përmirësimin e cilësisë së teksteve shkollore. Do të ishte më mirë që prindërit të ishin njoftuar më herët”, ka thënë Nagavci, duke u arsyetuar se edhe në vitet e kaluara ka pasur mungesë të teksteve të caktuara.

Ministrja e Arsimit ka thënë se vendimi për blerjen e librave në këtë formë ka ardhur për të rritur transparencën dhe për ta menaxhuar me kujdes buxhetin e shtetit, derisa ka përmendur disa nga keqpërdorimet që ajo thotë se kanë dalë nga raporti i auditorit.

“Në vitet e kaluara është abuzuar me shpërndarjen e librave. Këto dy vjet qeverisje, kemi parë edhe raste të ndryshme të gabimeve dhe të abuzimeve. Nuk mund të përgjithësojë të gjitha rastet. Ka qenë shpërndarja e një pakoje për fëmijët para-fillor. Vlera e pakos ka qenë 19.20 euro, i ka kushtuar buxhetit 500 mijë euro në vit. Dhe ka pasur raportime se këto pako nuk janë përdorur fare. Po i referohem një emaili të vitit 2020. Këto pako nuk i kemi shpërndarë në dy vjetët e qeverisë sonë”, ka thënë Nagavci.
Sipas ministres, në shkolla të ndryshme kanë sjell edhe tekste përtej nevojës gjatë viteve të kaluara, ndërsa premton se me projektligjin për tekstet shkollore do të rregullohen të gjitha mangësitë.

“Projektligji për tekstet shkollore është shumë i mangët, lë hapësirë për keqkuptime e abuzime. Ka qenë në secilën qeverisje, por nuk është finalizuar asnjëherë për shkak të ndërhyrjeve nga grupet e interesit. Projektligji tani është në Kuvend, dhe pres që të trajtohet me prioritet”, ka deklaruar ajo.

Nagavci ka thënë se deri sot në mesditë ka pasur 166.627 aplikime në platformën e-kosova për rimbursimin e pagesave për blerjen e librave. Janë procesuar 130 mijë pagesa.

Tags: Arbërie NagavciLibraMASHT
ShareTweetShare
Previous Post

Raportimet se Sveçla e Peci kanë marrë veturat e Burdushit, Molliqaj: Kush i vozit, është i sërës së dytë

Next Post

Lajçak takon Ristuccian: Mirënjohës për punën jetike të KFOR-it në ndërtimin e mjedisit të sigurt në Kosovë

Lajmet e fundit

Prokurori Zenelaj jep dorëheqje nga posti i anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prokurori Zenelaj jep dorëheqje nga posti i anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës

19/05/2025
Kërcënohet me jetë Presidentja Osmani

Kërcënohet me jetë Presidentja Osmani

19/05/2025
Avokati i akuzuar në rastin e dhunimit të miturës në Drenas, i bashkohet partisë së Pecit dhe Gërvalles

Avokati i akuzuar në rastin e dhunimit të miturës në Drenas, i bashkohet partisë së Pecit dhe Gërvalles

19/05/2025
Një qytetar në Skenderaj gjen para në rrugë, policia në kërkim të pronarit të tyre

Një qytetar në Skenderaj gjen para në rrugë, policia në kërkim të pronarit të tyre

19/05/2025
Policia gjobit të rinjtë pas raportimit të Gazetës Papirus, rrezikuan jetën me manovra të rrezikshme

Policia gjobit të rinjtë pas raportimit të Gazetës Papirus, rrezikuan jetën me manovra të rrezikshme

19/05/2025
Komandanti i KFOR’it shpreson për zhbllokim të shpejt të ngërçit politik, detaje nga takimi me Osmanin

Komandanti i KFOR’it shpreson për zhbllokim të shpejt të ngërçit politik, detaje nga takimi me Osmanin

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Prokurori Zenelaj jep dorëheqje nga posti i anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prokurori Zenelaj jep dorëheqje nga posti i anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës

19/05/2025
Kërcënohet me jetë Presidentja Osmani

Kërcënohet me jetë Presidentja Osmani

19/05/2025
Avokati i akuzuar në rastin e dhunimit të miturës në Drenas, i bashkohet partisë së Pecit dhe Gërvalles

Avokati i akuzuar në rastin e dhunimit të miturës në Drenas, i bashkohet partisë së Pecit dhe Gërvalles

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.