Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka thënë se do të kërkojnë përgjegjësi ligjore për ‘të gjithë ata që përkrahën tarifat joligjore’.
“Apeli konfirmoi vendimin e Themelores, se vendimi për shtrenjtimin e tarifave të rrymës ishte i paligjshëm. Këtë ua kemi thënë sa herë, kudo. Por VV nuk dëgjonte, në fakt insistonin që tarifat e rrymës të rriteshin, të dyfishoheshin. Çka bënë e çka planifikuan të bënin me ato 120 milionë euro që i ndanë për rrymën. Tash gjithçka duket e qartë. E kanë kapë bordin dhe menaxhmentin e KEK, ZRE-në dhe oligarkët e lidhur me pushtetin kanë kompani që tregtojnë më rrymë në Kosovë. Kështu e mbyllën qarkun”, tha Mustafa.