Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se partia në pushtet ka dështuar dhe ka dëshpëruar gjithë Kosovën, duke mos pasur vizion dhe plane për të ardhmen.
Prandaj, sipas tij, qeveria Kurti po bën shaka pa kripë në kurriz të qytetarëve të këtij vendi.
“Partia në pushtet ka dështuar dhe ka dëshpëruar gjithë Kosovën, pa vizion, pa plane për të ardhmen. Ata bëjnë shaka me qytetarët, në vend që të japin përgjigje e të bëjnë zgjidhje. Ata bëjnë vetëm shaka pa kripë në kurriz të qytetarëve të këtij vendi. E qytetaret meritojnë një udhëheqës që ka plan për të ardhmen e tyre. Kryeministri i ardhshëm Lumir Abdixhiku e sfidoi Albin Kurtin që të dalë me debat, kurdo në çdo kohë, por pushteti nuk ka përgjigje”, tha Mustafa në konferencë për shtyp.
“Pushteti po i përbuzë qytetaret. Nuk ndjen që qytetarët kanë nevojë për përgjigje. Qytetarët e dinë se kush do të vazhdojë zhvillimin e këtij vendi. Ata janë kryeministri i ardhshëm Abdixhiku”, përfundoi Mustafa.