Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, në konferencën tashmë të rregullt për media, ka thënë se çdo ditë që kalon gjithnjë e më shumë njerëz po i bashkohen LDK-së.
Sipas tij, Kosova është e gatshme për ndryshim.
“Më shumë po ka LDK-ja përkrahës në një mahallë se sa VV-ja në gjithë qytetin”, tha Mustafa.
“Entuziazmi për fitoren e madhe të LDK-sëedhe në fshatra po i tejkalon tubimet e pushtetit në kryeqendra. Ka prezencë nënumra rekord në çdo tubim të LDK-së nëçdo lagje, në çdo fshat e në çdo qytet tëKosovës, siç pamë dje në Deçan, Junik dhe Baran”, tha ai.