Në Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë, Qeveria e Kosovës ndezi dritat me ngjyrat e flamurit të LGBT-së.
E kjo u bë e ditur nga vetë kryeministri i Kosovës Albin Kurti, përmes një postimi në Twitter, ku tha se është e drejtë njerëzore të jetosh pa frikë dhe në mënyrë autentike.
Por ndaj këtij vendimi të Qeverisë ka reaguar deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, i cili Kurtin e quajti mashtrues tipik.
Ai tha se Kurti poston në Twitter në gjuhën angleze për t’i mashtruar votuesit pro-LGBT, por që të njëjtën nuk e poston në Facebook në gjuhën shqipe.
Postimi i plotë:
“Mashtrues tipik.
Poston në Twitter në anglisht për t’i mashtruar votuesit e tij pro-LGBT, por nuk e poston të njëjtën në Facebook në shqip për t’i mashtruar votuesit e tij anti-LGBT.
Dmth ky nuk ka parime, ka vetëm taktika për grabitje votash. Mashtrues tipik”, shkroi Mustafa në një postim në Facebook./Gazeta Papirus/