Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në lexim të dytë projektligjin për zyrtarët publik.
Ajo thotë se sot asnjë zyrtar publik nuk ka mundësi që të dijë se cila do të jetë paga mujore.
Siç thotë ajo me këtë projektligj nuk mund të kenë parashikueshmëri të shumës së pages së tyre, e si rrjedhoj kemi mungesë të respektimit të parimit të sigurisë juridike.
Njoftimi i plotë:
SOT, ASNJË ZYRTAR PUBLIK NUK KA MUNDËSI QË TË DIJË SE CILA DO TË JETË PAGA MUJORE!
Në Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik, neni 9, ka përcaktuar se “Vlera monetare e koeficientit përcaktohet me ligjin vjetor të buxhetit,” e koeficientët nuk kanë vlerë fikse monetare dhe mungojnë indikatorët të caktuar mbi bazën e të cilëve, të paktën, do të mund të supozohej vlera e koeficientit.
Zyrtarët publik kanë obligime personale e familjare, e me këtë projektligj nuk mund të kenë parashikueshmëri të shumës së pages së tyre, e si rrjedhoj kemi mungesë të respektimit të parimit të sigurisë juridike.
Vlera monetare e koeficientit duhet të jetë fikse n e të përcaktohet me këtë Projektligj dhe e cila mund të ngritet përmes Ligjit për Buxhet por ASSESI në ASNJË mënyrë të ULET