Deputetja e Paritisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Reçak.
Ajo nga Reçaku u shpreh se Masakra e Reçakut është një plagë e thellë në historinë tonë, që kurrë nuk do të shërohet.
”Sot përkujtojmë me dhembje dhe krenari Masakrën e Reçakut, një plagë e thellë në historinë tonë, që kurrë nuk do të shërohet.Gjaku i tyre u bë thirrje për liri, zë i fuqishëm kundër padrejtësisë dhe gurthemel i shtetësisë sonë”, ka shkruar Musliu-Shoshi.
Lavdi e përjetshme për 45 martirët e Reçakut, ka shtuar më tutje ajo.