Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi, ka vazhduar kritikat ndaj Qeverisë Kurti.
Ajo para komisionit sot ka pyetur pse bën qeveria me pagu rrymën në Veri e nuk bën me pagu për veteranët ddhe ish të burgosurit politik.
Musliu Shoshi po ashtu ka propozuar që Qeveria të merr një vendim për ndarje të mjetve për subvencionimin e shërbimeve komunale( rryma, uji, mbeturinat) për veteranët dhe ish të burgosurit politik që jetojnë në kushte të rënda ekonomike.
Postimi i plotë:
Pse bënë qeveria me pagu rrymën në Veri e NUK bënë me pagu për VETERAN dhe ish të BURGOSUR POLITIK?
Propozova që Qeveria të merr vendim për ndarje të mjetve për subvencionimin e shërbimeve komunale( rryma, uji, mbeturinat) për VETERANËT dhe ish të BURGOSURIT POLITIK që jetojnë në kushte të rënda ekonomike.
Qeveria duhet të jetë llogaridhënëse ndaj Kuvendit, e jo të i ik diskutimit për çështjet e hapura me Serbinë.
Deputetët e mazhoracës nuk duhet të luajnë avokatin e dobët të qeverisë, por të kryejn punën e tyre në të mirë të qytetarëve dhe të Kosovës.