Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka kritikuar ashpër ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Ajo ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka përjashtuar nga kabineti qeveritar kryediplomaten.
“Znj. Gërvalla, me vjen shumë keq që nuk je pjesë e kësaj mrekullie që ka ndodhur, sepse po shihet që Albini të ka përjashtuar nga kabineti qeveritar. Po shihet që edhe vetë i ke dorëzua kompetencat që i ke me ligj, i ke dorëzuar të zëvendëskryeministri i juaj, të Kreshniku, i cili merret me anëtarësim në organizata ndërkombëtare, me agjendën e BE-së, me çështjet bilaterale dhe gjitha tjerat. Ti, përves qe merrem me punët e brendshme të ministrisë së punëve të jashtme, asgjë tjetër nuk ke. Edhe ato punë që merresh brenda ministrisë së jashtme, të gjitha i ke të jashtëligjshme”, ka thënë Musli-Shoshi.
Ajo e ka kritikuar Gërvallen edhe për punët e jashtme.
“Instanca me te karta gjyqësore, çdo ditë po te kthehen vendimet që je në kundërshtim me ligjin, pra në çdo vendim që merr kundër stafit diplomatik. Në aspektin ndërkombëtar, Kosova kurrë, asnjëherë, as në vitet e 90-ta s`ka qenë më keq se sa është me ty në krye. Në krye të diplomacisë je ti që je jashtëzakonisht e paditur dhe nuk merr erë në këtë punë. Përpos përçarjes brenda ministrisë se punëve të jashtme, nuk ke bërë asgjë”, ka thënë ajo.
Ndaj pohimeve të deputetes Musliu-Shoshi, ka reaguar ministrja Gërvalla.
Sipas saj, pretendimet e deputetes se PDK-së nuk janë të sakta.
“Nga me shumë se 50 ankesa që i kanë shkuar Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës nuk janë as një për qind e ankesave që janë miratuar. Pothuajse të gjitha vendimet e mija janë konfirmuar, me ndonjë përjashtim të rrallë për çështje procedurale. Kur të doni i krahasojmë letrat”, ka thënë ajo.
Kryediplomatja ka folur edhe për bartjen e kompetencave të zëvendësi i saj.
“Sa i përket shpërndarjes se kompetencave të zëvendësministrat, unë nuk po ju kuptoj. Si organizohet puna në një institucion shtetëror nga një e ministri pa pajisur me kompetenca edhe zëvendësit të cilët duhet të jenë në gjendje të veprojnë në mungesë të ministrit të punëve të jashtme”, është shprehur Gërvalla.