Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, i ka dhënë të hënën një goditje të fuqishme kryeministrit Albin Kurti dhe institucioneve të Kosovës.
Musliu, përmes një postimi në Facebook, thotë se një gjuhë të tillë të drejtpërdrejtë e të ashpër, nga Brukseli, nuk kemi marrë më herët.Kryeministri Kurti, me një vendim që në parim është i drejtë por po ekzekutohet në formë dhe kohë të gabuar, ka krijuar një situatë ku Kosovës t’i vihet plotësisht faji për bllokimin e dialogut dhe Kosova të shihet si palë destruktive në këtë proces, përderisa Serbia po amnistohet.