Serbët e kanë “orkestrën” e propagandës mediale që financohet jo vetëm nga Serbia, por edhe nga Rusia, vetëm e vetëm që ta destabilizojnë Kosovën, por edhe më gjerë – Malin e Zi, Bosnjën, Maqedoninë, Kroacinë, kështu ka vlerësuar eksperti i sigurisë Agim Musliu. Ai në një postim në “Facebook”, ka publikuar edhe ballinat e mediave serbe ndër vite , ku caktë kanë propagandën kundër udhëheqësve të Kosovës.
Postimi i plotë:
“Shumica e mediave të Serbisë, të cilat kontrollohen nga Aleksandar Vuçiqi, janë të “varfër” në kreativitet.
Titujt e tyre nuk ndryshojnë aspak. Mund të ndryshojnë njerëzit të cilët i sulmojnë/targetojnë. Esenca mbetet e njëjtë: KURTI, HARADINAJ, THAÇI, VESELI DUAN LUFTË.
E datat? Datat i vënë varësisht se kush është në Kosovë në pushtet!
Kjo rrjedh nga Memorandumi i Dytë i Akademisë së Shkencave të Serbisë, pjesë të të cilit janë publikuar.
Njëra nga pikat e e këtij Memorandumi është: “Sulmimi i qeverive të vendeve fqinje (të Serbisë), me moton QEVERI E DOBËT – SHTET I DOBËT!
Pra, shqiptarët ta dinë se, Serbia e lufton cilindo Qeveri të Republikës së Kosovës, sepse e lufton Republikën e Kosovës.
Serbët e kanë “orkestrën” e propagandës mediale që financohet jo vetëm nga Serbia, por edhe nga Rusia, vetëm e vetëm që ta destabilizojnë Kosovën, por edhe më gjerë – Malin e Zi, Bosnjën, Maqedoninë, Kroacinë.
E gjitha kjo bazohet në shpifje, rrenë e fabrikime!”, ka shkruar Musliu.