Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar ashpër ndaj kryeministri Kurti ku e ka akuzuar për përndjekje të ushtarëve të UÇK-së në mënyra të ndryshme.
Musliu ka thënë se goditja e fundit erdhi për dy ushtarët e UÇK-së të cilat u shkarkuan nga detyra.
Behët fjalë për Fatmir Sfidsta dhe Nezir Çocaj.
Postimi i plotë:
Perndjekja e Albin Kurtit ndaj ushtarëve të UÇK-së po vazhdon në menyra të ndryeshme! Ai nuk kursen asnjë rast për ti goditur e degniruar të gjithë ata qe kanë në ADN-në e tyre UÇK- në. Goditja e fundit erdhi për dy ushtaret e UÇK-së të cilet u shkarkuan nga detyra, Fatmir Sfidsta drejtor i Qendrës së Studentëve dhe Nezir Çoçaj drejtor ei Institutit Pedagogjik. Qeveri ma antikombetare Kosova s’ka pas asnjëher.