Deputetja e PDK-së komentoi incidentin e ndodhur një ditë më parë në Kuvendin e Kosovës që përfundoi në përleshje masive.
Ajo tha se aksionit politik i PDK në seancën e një dite më parë nuk kishte për qëllim dhunën por sensibilizimin.
Musliu tha se po qe se deputeti i tyre, Mërgim Lushtaku do ta përdorte potencialin e tij fizik, zv.kryeministri Bislimi do ta pësonte mjaft keq.“Mërgim Lushtaku vjen nga Prekazi dhe ka dhënë shumë për lirinë e këtij vendi. Është një djalë shumë i kujdesshëm, i matur, por as ai nuk lejon të grushtohet nga një zv.kryeministër. Ai është mbrojtur në atë moment.
Është kursyer se sikur ta kishte përdorur potencialin e tij, Besnik Bislimi ndoshta nuk do të ishte sot aty por në ndonjë klinikë shëndetësore. Kjo tregon se ne në asnjë rrethanë nuk kemi shkuar të sulmojmë askënd. Vetë fakti që Kurti ka qenë në mes të turmës dhe s’e ka prekur askush me dorë tregon se ne nuk kemi pasur synim të godasim askënd”, tha Musliu në Euronews Albania.