Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu i ka dal në mbrojtje nënkryetares, Saranda Bogujevci pas deklaratës së “shtatzënia pa burra”.
Musliu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se grua e fortë do të thotë kur ti del mbi interesat personal e partiak për të respektuar të drejtën e një gruaje tjetër pa dallim pa dallim partie, ngjyre, feje apo çka do tjetër.
Ajo tutje ka thënë se Saranda nuk ka nevojë për mbrojtje, por ajo pagoi çmim të madh për liri.
“Grua e fortë nuk do të thotë vetëm ta kërkosh e ta mbrosh të drejtën tënde. Grua e fortë do të thotë kur ti del mbi interesat personal e partiake për të respektuar të drejtën e një gruaje tjetër pa dallim partie, ngjyre, feje apo çka do tjetër. Vlerat tona nuk mbrohen duke tentuar ti ndryshojmë njerëzit. Vlerat tona mbrohen duke e respektuar secilin për atë që është! E di qe Saranda nuk ka nevojë për mbrojtje por duke kujtuar të kaluarën tonë jo të largët kur nuk kishim të drejt të jetonim të lirë, e kemi obligim si shoqëri ta respektojmë Lirinë e secilit prej nesh, pa harruar qe Saranda pagoi çmim të madh për këtë Liri.” – ka shkruar Musliu.