Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka folur edhe një herë pas dhunës së përdorur gjatë seancë së djeshme në Kuvendin e Kosovës, mes deputetëve të PDK-së e VV-së.
Musliu tha se si parti nuk lejojnë që të poshtërohen, e siç shprehet ajo, aq më pak nga kryeministri Kurti.
Nuk lejojmë askush që të na lëndoj e të na poshtëroj. I fundit që mundet me i poshtëru anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës është Albin Kurti, i cili nuk ka dhënë asgjë për këtë vend”, u shpreh ajo në Euronews Albania.